Pages

Sunday, August 28, 2016

LLOJET E EKLIPSIT

Eklipset

 Karakterisitkë për Hënën janë edhe eklipset. Eklips quhet errësimi i një trupi, në rastin tonë errësimi i Diellit dhe i Hënës.

Unaza e Baily-t

Eklipsi i Diellit ndodh në kohën e Hënës së re, kur Hëna kalon përballë Diellit.
Afër fillimit dhe përfundimit të plotë të një eklipse diellore, një pjesë e hollë e Diellit shfaqet në formë të pikave të dritës, për arsye se pjesa e epërme e Hënës nuk është e lëmueshme por është e dhëmbëzuar. Këto drita quhen ‘Unazat (pikat) e Bailit’. Quhen kështu sipas astronomit britanez Francis Baily i cili i zbuloi ato. Nëse njëra nga pikat është e dukshme, ky eklips i përngjan një unaze me gur diamanti.
Kemi katër lloje të eklipseve diellore:
Eklipsi diellor i pjesshëm, që ndodh kur Dielli është vetëm pjesërisht i mbuluar nga Hëna.
Eklipsi e plotë diellor, që ndodh kur Hëna totalisht e errëson Diellin, përkatësisht kur Hëna është afër perigjes (pozita më e afërt e Hënës nga Toka).
Eklipset e plota të Diellit janë të rralla, ato paraqiten çdo 18 muaj, por në të njejtën pikë dhe në të njëjtën kohë çdo 300-400 vjet. Eklipsi i plotë i Diellit nuk zgjat më shumë se disa minuta dhe sipas parashikimeve eklipsi më i gjatë do të jetë më 16 korrik 2186, që do të zgjas 7 minuta e 29 sekonda. Gjatë kësaj eklipse verehet se diametri i dukshëm këndor i Hënës është më i madh se diametri këndor i Diellit.
Eklipsi unazor, që ndodh kur qendra e Hënës kalon afër qendrës së Diellit, përderisa Hëna është afër apogjes (ndodhet më së largu nga Toka).
Gjatë eklipsit unazor vërejm se diametri i dukshëm këndor i Hënës është më i vogël se ai i Diellit. Fazat e eklipsit unazor janë: faza e parë e pjesshme,faza unazore dhe faza e dytë e pjesshme.
Eklipsi hibrid (i përzier), që shfaqet kur grafiku i sipërfaqes së Tokës shkakton një eklips diellor, që në disa vende duket si eklips i plotë (nga vendet në sipërfaqen e Tokës që shtrihen afër shtegut të eklipsit) e në disa vende si eklips unazor (nga vendet që janë më larg eklipsit).

Eklipsi Hënor

 Eklipsi lunar (hënor), ndodh kur Toka pozicionohet mes Diellit dhe Hënës duke mos e lejuar depërtimin e rrezeve të Diellit në sipërfaqen e Hënës, në ç’rast sateliti nuk humbet tërësisht por ndriçon shumë dobët, ky ndriçim paraqitet nga thyerja e rrezeve të Diellit në atmosferën tokësore. Toka e ndriçuar nga Dielli hijen e saj e hedh në anën e kundërt, kur Hëna hyn në hijen e Tokës, atëherë nuk mund të ndriçohet nga Dielli dhe paraqitet eklipsi i saj. Eklipset hënore ndodhin të paktën dy herë në vit.
Për dallim nga eklipsi diellor, që ndodh gjatë Hënës së re, eklipsi i Hënës mund të ndodh vetëm kur është Hëna e plotë , sepse vetëm gjatë asaj kohe Hëna është në të njejtën linjë apo në të njejtën drejtëz me Tokën dhe Diellin.
Astronomët kanë vërejtur tri lloje kryesore të eklipseve të Hënës:
Eklipsi i plotë lunar, që ndodh atëherë kur gjatë lëvizjes rreth Tokës, Hëna hyn në konin e hijes së Tokës, apo mund të themi se errësimi total ndodh kur Hëna kalon në pjesën më të errët të hijes së Tokës e quajtur UMBRA sipas NASA-s.
Eklipsi i pjesshëm i Hënës, që ndodh kur në hijen e Tokës zhytet vetëm një pjesë e Hënës.
Eklipsi Hënor i gjysmëhijëzuar, që shfaqet kur Hëna kalon nëpër gjysmëhijen e Tokës, të quajtur PENUMBRA sipas NASA–s.

Ngjyra e kuqe e Hënës


Ajo që është më interesante gjatë eklipsit është se Hëna merr ngjyrë të kuqe, por pse ndodh kjo? Gjatë një eklipsi të plotë të Hënës, pjesa më e madhe e dritës që e ndriçon Hënën kalon nëpër stratosferë, ku bëhet thyerja e e saj me ç'rast në Hënë arrinë sasi më e madhe e rrezeve të kuqe sesa atyre të kaltërta, pra po të mos kishte Toka atmosferë, atëherë Hëna do ishte e tëra e zezë gjatë eklipsit.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates