Me 2 dhjetor te vitit 1993, anija kozmike Endeavour eshte leshuar nga Qendra Hapesinore Kenedi e NASA-s per misionin e pare ne Hapesire per rregulluar teleskopin Hubble, STS-61. Ketu, astronautet kane ankorurar Hubble ne anije kozmike per riparim. Fotoja NASA. Perditesimi per here te fundit 2 dhjetor,2016.
Maja jugore e Italise eshte e dukshme ne kete imazh marre nga ekuipazhi i ekspedites se 49 ne bordin e Stacionit Nderkombetar te Hapesires me 17 shtator 2016. Qyteti i ndritshem i Napolit mund te shihet ne pjesen e poshtme te imazhit. Nje anije Soyuz ruse mund te shihet ne plan te pare ne kete imazh.
Gjashte anetaret e Ekspedites se 50 te ekuipazhit te ISS duke festuar diten Falenderimeve ne hapesire, 24 nentor, 2016,me gjel deti, patate dhe perime.
Ekspedita e 50 e anetareve te ekuipazhit te stacionit nderkombetare ISS, ne krye me austronautin e ESA's,Thomas Pesquet, astronauten e NASA's Peggy Whitson,ne mes, dhe kozmonautin rus Oleg Novitskiy i Roscosmos u leshuan mbremjen e sotme me raketen Soyuz MS-03 - 17 nentor, 2016 ne Baikonur kazakistan. Te tre do te kalojne rreth gjashte muaj ne stacionin hapesinor. Lexo rreth leshimit:http://wp.me/p7NJiw-1dV Perditesimi per here te fundit 17 nentor,2016.
Cfare eshte ajo gjeja perpara henes? Ajo eshte siluheta e Stacionit Nderkombetare te Hapesires (ISS). Duke perdorur nje planifikim te kujdesshem ,nje fotograf i perpikte henor ka kapur dhjete imazhe te ISS qe kalon para henes se plote te muajit te kaluar. Por kjo nuk ishte vetem nje hene e plote - kjo ishte e para nga tre henat e njepasnjeshme te superhenave te vitit 2016 .Nje superhene eshte nje hene e plote qe shfaqet disa qind me madhe dhe me e ndritshme se shumica e henave te tjera te plota. Sekuenca e paraqitur e ketij Imazhi eshte kapur prane Dallas,ne Texas.Sot keni rastin me te mire qe te shohim superhenen e dyte te kesaj serie, dhe qe eshte hena me e afertja qe eshte me planetin tone qe nga viti 1948. Per te shikuar sot super-superhenen vetem thjesht dilni jashte gjate nates dhe shikojeni. Superhena e trete e kesaj serie te ketij viti do te ndodhe ne mes te dhjetorit.
Nje nga galaktikat me spirale te ndritshme e duskhme ne hemisferen e veriut eshte M63, e njohur ndryshe edhe si galaktika e lules se diellit .M63,e kataloguar si NGC 5055, mund te gjendet me nje teleskop te vogel drejt konstelacionit (Canes Venatici). Fotoja e paraqitur nga teleskopi Hubble shfaq qendren e M63, e plotesuar me krahet spirale te gjata me ngjyra te ndezura qe jane yjet e rinj,si dhe ngjyra e kuqe eshte emetimi i mjegullnajave. M63 ndervepron gravitacionalisht me M51 (galaktika e vorbulles) dhe disa galaktikave te vogla. Drita merr rreth 35 milion vjet per te na arritur ne nga M63, dhe me nje diameter rreth 60.000 vjet . Yjet ne rajonet e jashtme te Galaktikes rrotullohen rreth qendres me nje shpejtesi te larte.
Tete dite pas takimit te tij te fundit me Token, anija Galileo ka shikuar prapa dhe ka kapur kete pamje te jashtezakonshme te Tokes dhe Henes. Imazhi eshte marre nga nje distance prej rreth 6,2 milion km (3.9 milion milje).
Fotoja eshte bere me imazhet e marra nepermjet filtrave vjollce, te kuqe, dhe me filtra infra te kuqe 1.0-mikron.
Hena eshte ne plan te pare, duke levizur nga e majta ne te djathte. Shkelqimi i tokes kontraston fort me Henen.